Numrave”, e ndonjë tjetër, kanë fjalor matematikor.
Ndërsa, po të shikojmë disa nga vargjet e disa nga poezive, si /Ndërtuar mbi numrat/ Numrat ishin yje të ndritshëm/ Numra dhe pllaka / Numra të shënimeve / Zëmërimi i numrave ishte një humner e lirisë / Mes plusit dhe minusit / Më pelqen qarkullimi i o-s (zeros)/ Zëro mbyll përseri kufijt/, e tjerë e të tjera, tregojnë, se autorja ka krijuar një individualitet të shquar poetikë edhe më ketë mënyrë shkrimi. Bile është krejt e vecantë në ketë drejtim.
Autorja Garavaglia, shkruan për ankthin e botës moderne dhe për shqetësimit e saj. Shkruan për preokupimet e njeriut, ndoshta po të lexohet edhe kështu, e gjithë jeta e njeriut është një garë për numrin. Ata më të fuqishmit, synojnë numrin një, numrin më të madh të botës dhe njerëzimit, por i trajtojnë të tjerët si numra, për shembull, të burgosurit nuk kanë emra veçse identitet numri. Turmat janë veçse madhësi numri. Sa më shumë numra të kesh në varësin tënde, je më i madhi. Ka njerëz që janë veçse zëro. Ka njerëz që janë minus, siç ka njerëz që janë veçse plus.
Vlera e ardhjes në gjuhën shqipe, e çdo autori bashkëkohor botror është e shumtë, sepse na njeh me tendencat që ka poezia në botë, me risit dhe na tregon se çfarë tema e shqetsojnë krijuesin e botës prendimore dhe se çfarë dallimesh ka ndermjet dy koncepteve letrare në vend dhe në botë. Urime autores Garavaglia ardhja në gjuhën shqipe dhe përgëzime përkthyesit, që po na mundëson njohjen më autor, nga bota prendimore.
POEZI TË VOGLA ME KUPTIME TË MËDHA
Prof. Dr. Jeton Kelmendi
Është kohë, ku teknologjia i ka shkaktuar shumë telashe leximit, e veçmas artit letrar. Poezia në ketë kontekst është në gjendjen më delikate, ku numri i lexuesëve është i pakët, ndërsa edhe çështja e botimeve nuk del të jetë aq e lehtë. Ndërsa teknologjia po ndikon në rënien e leximit në përgjithësi, ka edhe një aspekt tjetër, ku teknologjia po e mundëson komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shkrimtarëve të vendeve dhe gjuhëve të ndryshme. Sigurisht se kjo ndikon edhe në universalitetin e artit letrarë, prandaj me të drejt duhet ndihemi mirë ne që merremi me ketë art.
Nga ana tjetër, njohja e gjuhës së huaj, mundëson edhe njohjen me poetin që krijohet në një gjuhë tjetër. Në ketë çështje duhet potencuar faktin se përkthyesi zakonisht zgjedh poetin ose poeten, por zgjedh edhe poezitë për t’i përkthyer. Poetja Italjane Laura Garavaglia është një poete në sensin e plotë të kuptimit artistik. Poezitë e saj janë një përzgjedhje dhe botim në Anglisht dhe origgjinal në gjuhën e shkruar, Italisht, ndërsa unë I kam përkthyer nga Gjuha Angleze. Garavaglia shkruan me shumë përkushtim, saqë të duket sikur po jeton me vargjet e saj, madje me një pedantëri shprehet në secilën fjalë dhe në secilin varg. Ajo nuk meton të shkruaj gjatë, as në fjali të gjata dhe as në strofa të shumëta, por shkruan shumë shkurt, thukët dhe konciz.
Qasja tematike e poetes Garavaglia paraqet një model specifik, ngase shprehet me butësi ndaj temave, kurse edhe tematika e saj është e pasur dhe me një frymë krejtësishjt lirike. Përkthimin e këtyre poezive e kam bërë me kenaqësi dhe pa ndonjë vështersi, sepse ndërtimi i fjalive është i qartë dhe pa ndonjë ekspresivitet nentekstor, prandaj edhe leximi të jep kënaqësi. Figurshmëria në poezitë e Laura Garavaglias, ndërthuret me imagjinatën e pasur me ide dhe ndërton shprehje që poetja spikat nga jeta e saj dhe përvoja që ka jo vetëm në vendin e saj, por edhe mundësia që të krijon përvoja me letersitë e huaja dhe në vende të ndryshme. Kësi soji, me të drejt mund të vlerësohet poezia e saj, madje për mua Laura Garavaglia shkruan pak qe të thotë shumë, u del përballë temave, që t’i shtroj dhe trajto sipas pikëpâmjeve të saj. Ajo ka kujdes të posaçëm me fjalën, prandaj poezitë e saj janë të realizuara nga aspekti artistik, gjithnjë duke ruajtur stilin e saj poetik dhe qasjen moderne të shkrimit. Dhe për fund kam një vlerësim, Lauara Garavagia shkruan poezi të vogla në tekst, por të mëdha në kuptim dhe shprehje.
Prishtinë, 20. 03. 2019