Alcune poesie di Laura Garavaglia inserite nell’antologia del FESTIVAL INTERNAZIONALE DI POESIA DITET E NAIMIT – TETOVO, 16-19 NOVEMBRE, al quale l’autrice ha preso parte.
Nga “Simetria e thelbit” (Stampa, 2012)
Koha mposhtë jetën
e tretet në pika të dendura
pikon poshtë që të le gjurmë të pasigurta
njolla që më pas do të zbehen.
Unë marr mbetjet e ditës,
nxjerr mishin nga fjalët tek kockat,
e thithi palcën, deri sa mundem.
Misteri i trashë kyç universin
mashtron botën:
galaktikat, yjet, shkëmbin, fletët ose frutat.
Pamja dënon-
Deri në pafundësinë e gjërave të kota.
Unë e dua shkencën që nuk le
vend për dinakërinë e kohës
të besimit dhe të ëndrrës.
Një mollë piqet, kalbet.
Por atomi mbetet, kthen
heshtjen e kozmosit.
Nga “Thermals” (CFR, 2013)
INDIKATIV I TANISHËM
A jeni edhe ju duke kërkuar linjat e universit
në mesin e gabimeve horizontale të ditës?
Çfarë nëse zeniti ishte në të vërtetë këtu
në parvazin e dritares mes vazos lulemine.
Hija e pasdites në shkallë,
në këtë mungesë heshtjeje për shkakun.Ose: n’qoftë se koni i dritës do të ngatërrohej në bar
ky çast i kthyer-
i zverdhur
në mes të ardhmes dhe të kaluarës?
(Përktheu nga anglishtja: Edita Kuçi Ukaj)